Anëtar
Rreth Albanit
Alban Nevzati është Drejtor Global i Platformave të Kredive dhe Udhëheqës i Produktit në UBS
në Cyrih, Zvicër. Ai ka mbi 15 vjet përvojë ndërkombëtare në industrinë financiare, me
ekspertizë në menaxhimin e riskut, inovacionin fintech dhe zhvillimin strategjik organizativ.
Është themelues i kompanive FinTech dhe bankimit digjital që operojnë në mbarë Evropën. Ai
ka përfunduar studimet Master në Menaxhment dhe Ekonomi në Universitetin e Cyrihut, si dhe
ka ndjekur programe të avancuara në fushën e shërbimeve financiare dhe udhëheqjes, përfshirë
UBS Ascent Talent Program, UBS Risk Control Talent Program, dhe Digital Competition in
Financial Services nga Copenhagen Business School.
Nervzati është anëtar i Bordit të Drejtorëve të Fondit për Efiçiencë të Energjisë të Kosovës,
emëruar për herë të parë në mars të vitit 2022 dhe në mandatin e dytë në mars të vitit 2025.
