FKEE nënshkruan marrëveshjen për mbështetje financiare me GIZ

Në vazhdimësi të aktiviteteve dhe partneriteteve të FKEE-së, sot u nënshkrua marrëveshje për mbështetje financiare me GIZ Kosovo.

Kjo mbështetje do të ndihmojë Fondin në zhvillimin e mëtutjeshëm drejt implementimit të masave të efiçiencës së energjisë në sektorë të ndryshëm, duke ndihmuar gjithashtu krijimin e një programi të qëndrueshëm të financimit në të ardhmen.

Drejtori menaxhues i FKEE-së, Driton Hetemi, në takim me Drejtorin e GIZ në Kosovë, David Oberhuber, shprehu mirënjohjen për përkrahjen e vazhdueshme nga GIZ Kosova që ndikon pozitivisht në rritjen e veprimtarisë së Fondit.

Ne emër të Qeverisë Gjermane, GIZ Kosova ka qëndruar afër FKEE-së që nga themelimi, duke ofruar në vazhdimësi mbështetje profesionale për ngritjen e kapaciteteve të institucionit për realizimin e objektivave që ka.

FKEE synon të jetë një institucion i besueshëm dhe i fuqishëm me një portofol të gjerë financimi të projekteve të efiçiencës së energjisë dhe integrimit të burimeve të ripërtëritshme në ndërtesat e sektorit publik, në sektorin rezidencial, dhe më vonë në sektorët e biznesit, transportit e bujqësisë.

Make a Comment

Your email address will not be published. Required field are marked*

Cart (0 items)
Select the fields to be shown. Others will be hidden. Drag and drop to rearrange the order.
  • Image
  • SKU
  • Rating
  • Price
  • Stock
  • Availability
  • Add to cart
  • Description
  • Content
  • Weight
  • Dimensions
  • Additional information
Click outside to hide the comparison bar
Compare