Ka nisur nënshkrimi i Marrëveshjeve të Shërbimit të Energjisë me bashkitë përfituese nga paketa e re e investimeve për vitin 2023

  • Fkee
  • Blog
  • Uncategorized
  • Ka nisur nënshkrimi i Marrëveshjeve të Shërbimit të Energjisë me bashkitë përfituese nga paketa e re e investimeve për vitin 2023

Drejtori Menaxhues i Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë z. Ahmet Ismaili, sot ka nënshkruar Marrëveshjen për Shërbimet e Energjisë me Kryetarin e Komunës së Gjilanit z. Alban Hyseni. Kjo marrëveshje përfshin zbatimin e masave për efiçiencë energjetike në shkollën “Abaz Ajeti” dhe investimi i saj kap vlerën e 350 mijë eurove.

Disa nga masat e efiçiencës energjetike që do të zbatohen në këtë shkollë përfshijnë: termoizolimin e mbështjellësit të ndërtesës, ndërrimin e dritareve dhe dyerve, zëvendësimin e ndriçimit me ndriçim efikas LED dhe vendosjen e bojlerit me pelet.

Numri i përfituesve të drejtpërdrejtë nga ky investim i Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë është 1200 persona, ndërsa ky projekt mbështetet nga Zyra e BE-së në Kosovë, Banka Botërore dhe Qeveria e Republikës së Kosovës.

Make a Comment

Your email address will not be published. Required field are marked*

Cart (0 items)
Select the fields to be shown. Others will be hidden. Drag and drop to rearrange the order.
  • Image
  • SKU
  • Rating
  • Price
  • Stock
  • Availability
  • Add to cart
  • Description
  • Content
  • Weight
  • Dimensions
  • Additional information
Click outside to hide the comparison bar
Compare