Arsim Osmani
Anëtar
Rreth Arsimit
Arsim Osmani përfaqëson Asociacionin e Komunave të Kosovës në çështje të energjisë,
transparencës dhe demokracisë lokale. Ai ka mbi 20 vite përvojë profesionale në qeverisjen
lokale. Ka udhëhequr dhjetëra projekte të mbështetura nga donatorë ndërkombëtarë, përfshirë
GIZ, USAID, BE etj., duke ndihmuar komunat të zhvillojnë kapacitete profesionale dhe të
zbatojnë praktika moderne të menaxhimit publik. Poashtu ka qenë pjesë e programit IVLP të
Departamenti Amerikan i Shtetit që është programi kryesor i shkëmbimit profesional të qeverisë
amerikane.
Osmani është anëtar i Bordit të Drejtorëve të Fondit për Efiçiencë të Energjisë të Kosovës nga
marsi i vitit 2025.
